Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë që ka një interesim të madh të prishtinasve për adoptimin e qenve.
Komuna së fundmi mori vendim që t’ua ndajë nga 50 euro në muaj familjeve që strehojnë një qen endacak.
“Ka interesim shumë të madh. Një numër i madh i qytetarëve janë të interesuar dhe është një lajm shumë fantastik për arsye se për herë të parë po duket që e kemi një proces i cili do ta bëjë trajtimin human të qenve endacak, pra në të njëjtën kohë kur ne po punojmë për ta eliminuar këtë dukurinë e qenve endacakë, pra mos me i lënë qentë në rrugë, mirëpo me qenë të adaptuar prej familjeve që duan dhe që i trajtojnë në mënyrë humane”, ka thënë Rama për Ekonomiaonline.
“Pra jemi duke përgatit kontratën e cila i përcakton parametrat se si duhet të trajtohen një qen, të njëjtën kohë po them sepse qentë keqtrajtohen prej njerëzve, mandej traumatizohen dhe i atakojnë njerëzit, kështu që kjo dukuri do të hiqet si proces i adaptimit të qenve”.