Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë është migrena e heshtur – Si ta dalloni dhe trajtoni?

Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjta.

Në fakt, disa nuk shoqërohen me dhimbje koke por karakterizohen nga simptoma të ndryshme. Kjo quhet migrenë e heshtur ose migrenë pa dhimbje koke.

Më poshtë janë me simptomat e zakonshme të migrenës së heshtur dhe mundësitë e trajtimit.

Çfarë është migrena e heshtur?

Në rastet kur një person përjeton migrenë të heshtur ai mund të pësojë ndryshime në shikim ose paqartësi, ndryshime në shqisa, ose në të folur.

Në përgjithësi, ky lloj sulmi i paraprin fillimit të dhimbjes së kokës, por një migrenë e heshtur mund ta kalojë edhe këtë fazë. Si të gjitha migrenat, shkaku i saktë nuk është kuptuar plotësisht.

Cilët janë shkaktarët

Shkaqet janë të ngjashme me dhimbjet e kokës nga migrena, dhe përfshijnë: Stresin, ndryshimet e motit, luhatjet hormonale, ndryshime në rutinën tuaj të përditshme, dritat e forta

Simptomat

Simptoma më e dukshme është një sulm vizual dhe shkakton shfaqjen e njollave apo pikave të lëvizshme.

Simptoma të tjera përfshijnë: Çrregullime të të folurit, dobësi, mpirje, çekuilibër, marramendje

Sa zgjat?

Kohëzgjatja varet nga personi. Për disa, një migrenë e heshtur mund të zgjasë disa orë, ndërsa për të tjerët mund të zgjasë me ditë.

Trajtimet

Shumica e trajtimeve fokusohen në lehtësimin e dhimbjes, por për shkak se një migrenë e heshtur nuk shoqërohet me dhimbje, trajtimi nuk është edhe aq i disponueshëm.

Ilaçet kundër dhimbjes mund të ndihmojnë në parandalimin e fazës së dhimbjes së kokës.

Trajtimi me suplementet e oksidit të magnezit mund të jenë efektive për disa persona.

Medikamente kundër konvulsioneve që ulin ndjeshmërine e neuroneve në tru, mund të ndihmojë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë