Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këshillat e OBSh-së si të kujdesemi për dietën gjatë festave

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSh) me rastin e ditëve të festave të vitit të Ri, kur përgjithësisht teprohet me ushqimin, ka dhënë disa këshilla të vlefshme:

– Të ndryshohet ushqimi herë pas here

– Të reduktohet sasia e konsumit të kripës, e yndyrave, sheqerit dhe e alkoolit.

Këto këshilla vlejnë për ta përballuar Vitin e Ri me një dietë të shëndetshme, që të na ndihmojë të luftojmë infeksionet dhe probleme të tjera shëndetësore si obeziteti, diabeti, sëmundjet e zemrës etj.

Për të pasur një dietë të balancuar është e rëndësishme të konsumohet një miks ushqimesh bazë, si: gruri, orizi, patatet, misri, fasulet, frutat, perimet e freskëta dhe ushqimi me origjinë shtazore (si mishi, peshku, vezët dhe qumështi).

Për të zvogëluar konsumin e yndyrave, mbi të gjitha ato mikse, sugjerohet që të zëvendësohet gjalpi me vajin e sojës, të misrit dhe të lulediellit. Të konsumohet mishi i bardhë dhe peshku, dhe të përdoret gatimi me avull në vend të skuqjeve.

Ndërsa për të reduktuar sheqernat, shpesh të fshehur në ushqimet dhe pijet e konservuara, duhet kufizuar konsumi i pijeve me gaz dhe të sheqerosura, sidomos te fëmijët.

Youtube

Arkiva

Kategoritë