Receta është mjaft e thjeshtë për t’u përgatitur, e pasur me vlera ushqimore dhe e mjaftueshme për një mëngjes të shëndetshëm.
Kjo pije preferohet të konsumohet në mëngjes apo pasdite. Meqë, nuk është pije e lehtë nuk preferohet të konsumoni më shumë se një herë në ditë.
Përbërësit
1 banane
½ avokado e pjekur mirë
500ml qumësht
1 lugë sheqer
Përgatitja
Qërojmë avokadon dhe pasi t’i heqim bërthamën, e ndajmë në copa. Bananen e qëruar e ndajmë në copa dhe së bashku me përbërësit e tjerë e grijmë në blender sa të bëhen homogjene.
E shërbejmë të freskët