Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë është hernia diskale dhe si trajtohet

Hernia e diskale është një patologji e cila zakonisht ndodh si pasojë e konsumimit gradual apo degjenerimit të disqeve të shtyllës kurrizore.

Disku i prekur nga hernia diskale mund të shtypë nervat që ndodhen pranë duke shkaktuar dhimbje si dhe dobësim apo mpirje të gjymtyrëve, por ka edhe raste kur nuk shoqërohet me asnjë lloj simptome.

Nuk dihet shkaku i mirëfilltë i hernies diskale, por mund të shfaqet si pasojë e ngritjes së peshave të rënda e rrallëherë edhe nga traumat e shpinës.

Si trajtohet?

Rreth 80 – 90% e pacientëve që vuajnë nga hernia diskale e shfaqur papritmas mund të kurohen pa pasur nevojë për ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Mjeku juaj zakonisht do e fillojë trajtimin me metoda jo kirurgjikale. Në rast se dhimbja ju rritet si pasojë e përmbushjes së aktivitetit të përditshëm jetësor, në rast se keni humbje të ndjesisë të urinimit ose problem me fuqinë tuaj atëherë mjeku mund t’ju rekomandojë për trajtimin kirurgjikal. Zakonisht kirurgjia e rekomanduar ka më shumë se 90% sukses për shërimin e dhimbjes së këmbëve, por duhet të vlerësohen dhe të respektohen rekomandimet e dhëna pas operacionit.

A mund të jetë urgjent operacioni i hernies diskale ?

Ndodh që hernia diskale shtyp rrënjët nervore që shkojnë drejt këmbëve dhe shkaktojnë humbje të fuqisë të këmbëve. Për këtë arsye mund të jetë i nevojshëm operacioni urgjent. Nëse ju ndodh dicka e tillë, atëherë ju duhet të drejtoheni tek mjeku.

Në raste të rralla një hernie e madhe diskale për shkak të presionit mbi nerva bën të mundur humbjen e kontrollit të fshikëzës së urinës dhe zorrës së trashë. Pacienti fillon të urinojë në mënyrë të pavullnetshme. Kjo gjendje zakonisht shoqërohet me mpirje dhe humbje ndjeshmërie në pjesën e zonës genitale. Kjo situatë është një ndër disa raste të hernies diskale që kërkon kirurgji urgjente.

Youtube

Arkiva

Kategoritë