Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat janë simptomat e fytit të pezmatuar?

Një fyt i pezmatuar do të thotë që fyti juaj ju dhemb dhe është i irrituar, i enjtur apo i gërvishtur. Zakonisht dhemb më shumë gjatë gëlltitjes. Varësisht nga shkaku i pezmatimit të fytit, ju mund të keni edhe simptoma tjera shtesë, të tilla si në vijim:

  • Ethe
  • Dhimbje koke
  • Bajame të skuqura dhe të enjtura
  • Dhimbje barku (zakonisht te fëmijët)
  • Vjellje (zakonisht te fëmijët)
  • Njolla të bardha në fyt apo në bajame

Fyti i PezmatuarÇka e shkakton pezmatimin e fytit?

Shumë gjëra mund të shkaktojnë pezmatimin e fytit. Viruset (të tilla si ato që shkaktojnë ftohjet, gripin apo mononukleozën) mund të shkaktojnë pezmatimin e fytit. Bakteriet (të tilla si streptokoket) mund të shkaktojnë pezmatimin e fytit, ashtu sikur edhe pirja e duhanit, frymëmarrja me gojë gjatë fjetjes, thithja e ajrit të ndotur si dhe alergjitë ndaj qimeve të kafshëve shtëpiake, polenit dhe mykut.

Çka janë grykët (bajamet e pezmatuara)?

Grykët janë kur bajamet (në fund të gojës në dy anët e fytit) infektohen nga bakteriet apo ndonjë virus. Kjo e shkakton enjtjen e bajameve dhe mund të shkaktoj pezmatimin e fytit dhe simptoma tjera. Shenjat e fytit të infektuar nga streptokoku si dhe shenjat e grykëve janë shpesh të njejta.

Çka është fyti i infektuar strep?

Fyti i infektuar strep shkaktohet nga një lloj i baktereve që quhen streptokoke. Dhimbja e fytit në këtë rast është shumë e ngjajshme sikur te fyti i pezmatuar i shkaktuar nga baktere tjera apo nga viruset. Ajo çka është e rëndësishme dhe e ndryshme te fyti i infektuar nga streptokoku është se nëse nuk trajtohet, nganjëherë mund të rezultoj me pezmatim të veshkëve apo me ethe reumatike. Ethet reumatike mund të shkaktojnë skuqje të lëkurës, ndezje të nyjeve dhe në rastet më të rënda edhe dëmtim të valvulave të zemrës.

Çka është mononukleoza?

Mononukleoza (mono) është infeksion viral i shkaktuar nga virusi Epstein-Barr. Një nga shenjat kryesore të monokuleozës është pezmatimi i fytit që mund të zgjasë 1 deri në 4 javë. Simptomat tjera përfshijnë gjëndrra të enjtura në qafë dhe në sqetulla, ethe, dhimbje koke dhe të ndjehurit i lodhur.

Çfarë testesh mund të bëhen për të gjetur shkaktarin e pezmatimit të fytit?

Mjeku mund të bëj një test të shpejtë strep, një kulturë të fytit apo që të dyja. Testi strep bëhet shumë shpejt dhe jep rezultat (zakonisht brenda rreth 15 minutave). Por, testi nuk do të tregoj se nëse pezmatimi i fytit është shkaktuar nga një bakter tjetër (nga Streptokoku) apo nëse është shkaktuar nga ndonjë virus. Kultura e fytit zgjatë më shumë (24 deri 48 orë), por është më i saktë. Nëse mjeku mendon se mund të keni mononukleozë, me shumë mundësi do të bëj edhe analiza të gjakut.

Si mund të shmangë pezmatimin e fytit?

Mënyra më e mirë për shmangien e marrjes së viruseve dhe baktereve, që mund të shkaktojnë pezmatimin e fytit është t’i lani duart rregullisht, shmangni prekjen e syve apo gojës dhe mbulojeni gojën kur kolliteni apo teshtini.

Cili është trajtimi i pezmatimit të fytit të shkaktuar nga bakteret?

Nëse pezmatimi i fytit është shkaktuar nga bakteret, mjeku do të përshkruaj ndonjë antibiotik. Me shumë mundësi do të ndjeheni më mirë brenda disa ditëve, por është shumë e rëndësishme, që të merrni të gjithë antibiotikët, të cilat u’a përshkruan mjeku. Kjo e redukton rrezikun e rikthimit të pezmatimit të fytit dhe gjithashtu e parandalon rezistencën ndaj antibiotikëve.

Cili është trajtimi i pezmatimit të fytit të shkaktuar nga një virus?

Antibiotikët nuk funksionojnë kundër virusëve. Infeksionet e shkaktuara nga virusët zakonisht vetëm duhet të vazhdojnë kursin e tyre. Shumica e simptomave të shkaktuara nga virusët e llojit të ftohjes apo gripit, largohen në një javë deri 10 ditë.

Simptomat e shkaktuara nga mononukleoza mund të zgjasin 4 javë e më shumë. Nëse keni mononukleozë, mjeku me shumë mundësi do t’iu sugjeroj të pushoni shumë si dhe të mos bëni shumë ushtrime.

Po për pezmatimin e fytit të shkaktuar nga alergjitë?

Nëse pezmatimi i fytit është një simptomë e alergjisë nga poleni apo alergjive tjera, mjeku mund të ju ndihmoj të gjeni mënyra për t’i shmangur gjërat që i shkaktojnë alergjitë tuaja. Ju gjithashtu mund të keni nevojë të merrni medikamente për këto alergji.

Nëse kam grykët (infeksion të bajameve), a do të kem nevojë për tonsillektomi?

Tonsillektomia është një ndërhyrje kirurgjike për heqjen e bajameve. Shumica e njerëzve që kanë grykët (infeksion të bajameve) nuk kanë nevojë për tonsillektomi. Ju mund të keni nevojë për tonsillektomi në qoftë se keni infeksion të ashpër të bajameve apo nëse bajamet e juaja janë shumë të mëdha dhe shkaktojnë probleme në frymëmarrje.

Mjeku do t’ju tregoj nëse keni nevojë për tonsillektomi.

  • Merrni acetaminofen (një emër i brendit: Tylenol), ibuprofen (një emër i brendit: Motrin), apo naproksen (një emër i brendit: Aleve) për të lehtësuar dhimbjet. Fëmijët nuk duhet të marrin aspirin. Aspirina mund të shkaktoj një sëmundje serioze të quajtur sindromi Reye, nëse u jepet fëmijëve nën 18 vjeç.
  • Shpërlajeni gojën me ujë të vakët me krip (1 lugë qaji krip për 1 filxhan [rreth 250ml] ujë).
  • Përtypni tableta të fytit apo sheqerka të forta.
  • Përtypni ëmbëlsira të ngrira (të tilla si akulloret).
  • Përdorni aparate për lagështimin e ajrit në dhomën tuaj apo dhomat tjera në të cilat kaloni kohë të gjatë.
  • Pini shumë lëngje. Ato ndihmojnë në mbajtjen e fytit të lagur dhe në parandalimin e dehidratimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë