Ekspertët shëndetësorë thonë se kujdesi ndaj luleve ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj mendor.
Sipas tyre, shëndeti mendor ka përfitime nga marrja me kopshtari, sepse kopshtaria dhe natyra ndihmojnë në uljen e nivelit të stresit.
Ata thonë se gjatë rritjes së një luleje, përjetohet një ndjenjë gëzimi, shkruan The Sun.
“Ju përjetoni një ndjenjë përgjegjësie dhe gëzimin e duke ditur se jeni kujdesur për atë bimë”, thanë ata.
Ekspertët kanë bërë të ditur se kujdesi ndaj luleve, shumë njerëzve iu jep një ndjesi relaksi dhe iu duket sikur kanë arritur diçka.