Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mos përdorni zëvendësues të sheqerit për humbje peshe, thotë OBSH-ja

Mos përdorni zëvendësues të sheqerit nëse po përpiqeni të humbni peshë, thuhet në udhëzimet më të reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Organizmi global i shëndetit tha se një rishikim sistematik i provave në dispozicion sugjeron se përdorimi i ëmbëltuesve pa sheqer, “nuk sjell ndonjë përfitim afatgjatë në reduktimin e yndyrës së trupit tek të rriturit ose fëmijët”.

“Zëvendësimi i sheqernave të lira me ëmbëlsues pa sheqer nuk i ndihmon njerëzit të kontrollojnë peshën e tyre afatgjate”, tha Francesco Branca, drejtor i departamentit të ushqyerjes dhe sigurisë ushqimore të OBSH-së.

“Ne pamë një ulje të lehtë të peshës trupore në një afat të shkurtër, por nuk do të jetë e qëndrueshme”, shkruan CNN.

Udhëzimi zbatohet për të gjithë njerëzit, përveç atyre me diabet paraekzistues, tha Branca. Pse? Thjesht sepse asnjë nga studimet nuk përfshinte njerëz me diabet dhe nuk mund të bëhej një vlerësim, tha ai.

Udhëzuesi tregoi gjithashtu se mund të ketë “efekte të mundshme të padëshiruara” nga përdorimi afatgjatë i zëvendësuesve të sheqerit, si një rritje e lehtë e rrezikut të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Sidoqoftë, “ky rekomandim nuk ka për qëllim të komentojë sigurinë e konsumit,” tha Branca. “Ajo që thotë ky udhëzues është se nëse po kërkojmë uljen e obezitetit, kontrollin e peshës ose rrezikun e sëmundjeve jo të transmetueshme, kjo për fat të keq është diçka që shkenca nuk ka mundur ta demonstrojë,” tha ai. “Nuk do të prodhojë efektet pozitive shëndetësore që disa njerëz mund të kërkojnë”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë