Na ka ndodhur të gjithëve të zgjohemi një ditë të bukur dhe të ndiejmë dhimbje sepse siç thuhet në gjuhën popullore “kemi zënë qafën keq.”
Kontraktimi i qafës mund të shoqërohet me dhimbje dhe vështirësi në lëvizjen e saj. Në disa raste, njerëzit dëgjojnë edhe kërcitje ose zhurma të ndryshme kur e lëvizin qafën në një drejtim të caktuar.
Kontraktimi dhe ngurtësimi përhapet edhe në zonën e shpatullave ose të kraharorit.
Shkaqet e kontraktimit të qafës
Sipas dhënave kontraktimet e qafës mund të ndodhin si pasojë e shumë veprimeve apo shkaqeve. Disa prej shkaqeve më të zakonshme janë:
Në shumicën e rasteve, mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi afatgjatë përpara kompjuterit, ose ushtrimet fizike të papërshtatshme përkeqësojnë ose pengojnë shërimin e qafës nga kjo tendosje.
- Qëndrimi përpara kompjuterit gjatë gjithë ditës,
- Fleksibilitet i mangët muskular,
- Dobësim i muskujve,
- Rrëzime ose lëndime të ndryshme.
- Lëndimet muskulare, ose fjetja dhe qëndrimi në një pozicion të çuditshëm,
Në 15% të rasteve, kontraktimi i qafës dhe dhimbjet e saj sinjalizojnë një problem mjekësor.
Këtu përfshihet: hernia diskale, frakturat në pjesën e sipërme të shpinës si pasojë e ndonjë rrëzimi, osteoartriti apo spondiliartroza.
Në raste shumë të rralla, kontraktimi i qafës mund të shkaktohet nga një problem nervor ose bllokim i enëve të gjakut.
Si të trajtoni kontraktimin e qafës në kushtet e shtëpisë
Kompresa të ftohta dhe të ngrohta
Kompresat ndihmojnë në zbutjen e inflamacionit dhe rritjen e qarkullimit të gjakut në zonën e qafës.
Kompresat duhen mbajtur me intervale 20 minutëshe. Nëse kompresa me akull ju lehtëson më shumë, atëherë përmbajuni asaj.
Aktiviteti fizik
Aktiviteti fizik dhe shtendosja janë efikase në zhbllokimin e qafës.
Ju mund të ngrini dhe ulni shpatullat dhe t’i lëvizni ato para dhe mbrapa. Më pas mund të lëvizni kokën në anë dhe më pas lart dhe poshtë.
E rëndësishme është të mos sforcoheni, sepse do të përkeqësoni dhimbjet.
Medikamentet
Ilaçet kundër inflamacionit dhe dhimbjeve mund të ndihmojnë në zhbllokimin e qafës dhe largimin e dhimbjes.
Një tjetër mënyrë se si të trajtoni kontraktimet e përsëritura është të tregoni kujdes me pozicionin e të fjeturit ose qëndrimit.