Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto janë disa nga metodat më efektive që doktori turk përdorë  për t’i trajtuar sëmundjet e mushkërive

Të dielën në emisionin Familja Jonë ishte i ftuar Yallçin Karakoca, doktori turk nga Spitali UNITED, i cili tregoi për metodat që ai përdor për trajtimin e sëmundjeve të mushkërive, metoda të cilat sipas tij janë shumë të përshtatshme  dhe  i kanë munguar me vite në fushës së mjekësisë, për të cilat as pacientët nuk kanë qenë të informuar më parë.

Disa nga sëmundjet e mushkërive të cilat doktori Karakoca i trajton me metodat e tij, përfshijnë ankesa të cilat vijnë nga pjesa e e kafazit të krahërorit po ashtu edhe diafragma.

 “Kur kemi të bëjmë me sëmundjet e mushkërive anatomikishit kur I përfshijmë ato sëmundje, sikurse parenkima, pjesët e kafazit të krahërori ku përfshihet rrethina e mushkriëve dhe diafragma  në përgjithësi ato sëmundje që përfshijnë këto pjesë”, sqaroi ai.

Tutje, doktori  po ashtu tregoi edhe për faktorët të cilët ndikojnë në përkeqësimin e sistemit të frymëmarrjes, ku specifikoi pirjën e duhanit dhe ndotjen e ajrit si ato më kryesoret.

“Një nga faktorët tjerë që na dergon te sëmundjet e sistemit të frymëarrjes, është ai që sistemet tjera ne vetë nuk mund t’I dëmtojmë ndërkaq këtë system ne jemi faktikisht vetë faktorët që ndikon në përkëqisimin p.sh. pirja e duhanit ose edhe ndotja e ajrit.”, tha doktori.

Ndër të tjera, Karakoca tregoi edhe rreth veqantive që ka sistemi i frymëmarrjes nga sistemet tjera, duke e cilësuar sistemin e frymëmarrjes si më të ndjeshëm si shkak i kontaktit me ambientin e jashtëm.

“Kur e sqarojmë sistemin e frymëmarrjes është I hapur me ambientin e jashtëm në krahasim me sistemet tjera, pra ka komunikim me ambientin e jashtëm ku munden shumë lehtë me depertu ato partikulat e dëmshme patogjene që na shkakton sëmundje, kjo e veqon sistemin e frymarrjës nga sistemet e tjera.”, përfundoi ai.

Ndërkaq, për të kuptuar më shumë rreth sëmundjeve të mushkërive dhe trajtimit të tyre, ndiqeni emisionin e plotë në faqen zyrtare të familjajonë në youtube ose facebook./familjajonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë