Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vajza me të meta psikike mbetet shtatzënë nga dhunimi, rasti zbulohet pasi u dërgua në QKUK

Një rast i trishtë ka ndodhur së fundmi në Ferizaj. Një vajzë, dyshohet se është dhunuar dhe për pasojë tashmë është shtatzënë. Gjithçka u zbulua pasi viktima është dërguar në QKUK për të lindur.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima është pranuar në Klinikën e Gjinekologjisë, pasi nëna e saj e dërgoi në këtë qendër, nën dyshimet se e bija ishte shtatzënë, gjendje kjo që e kishte vënë re javët e fundit.

Siç mëson Sinjali, personi apo personat që dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht viktimën, e kanë shfrytëzuar paaftësinë e saj psikike, duke e keqtrajtuar seksualisht.

Posa Policia është njoftuar për rastin, janë marrë të gjitha veprimet hetimore që të zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe të identifikohet i dyshuari apo të dyshuarit e përfshirë në këtë rast të tmerrshëm.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dhunim”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë