Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat janë simptomat e ftohjes?

Ftohja është në fakt mjaft e zakonshme dhe të rriturve iu ndodh të ftohen mesatarisht dy deri në tre në vit, raporton Women’s Health.

Mjekja e mjekësisë familjare Amy Zack thotë se ftohja e zakonshme është një infeksion viral i traktit të sipërm respirator që mund të shkaktohet nga një sërë virusesh të ndryshme.

Meqenëse ftohjet janë virale, mënyra e vetme për të trajtuar ftohjen e zakonshme është të pushoni shumë, të qëndroni të hidratuar dhe të hani ushqime që mbështesin shëndetin e sistemit imunitar. Mjekja thekson gjithashtu se antibiotikët nuk e kurojnë ftohjen e zakonshme, përcjell Index.hr.

“Nëse sëmureni, mund të zhvilloni simptomat e mëposhtme – dhimbje të fytit, rrufë, kollë e lehtë, teshtitje, dobësi, humbje oreksi dhe dhimbje trupi”, shton mjekja dhe specialistja e sëmundjeve infektive Patricia Couto. Kur bëhet fjalë për kohëzgjatjen e infeksionit, përgjigja mund t’ju habisë, transmeton Klankosova.tv.

“Çdokush që ka ftohje, mund të llogaris se ajo mund të jetë ngjitëse derisa ka simptoma dhe kjo periudhë në shumicën e rasteve është një ose dy javë. Po kështu, hulumtimet na tregojnë se është më mirë të prisni të paktën 72 orë pasi simptomat të ndalen përpara se të shkoni mes njerëzve, sepse përndryshe mund t’i infektoni shumë lehtë”, shton Zack

Youtube

Arkiva

Kategoritë