Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ja pse flokët tona bëhen gri me kalimin e kohës

Njerëzit bëhet me flokë të thinjur teksa plaken sepse qelizat staminale që prodhojnë ngjyra bëhen “të mbërthyer” dhe të paaftë në gjëndrën e flokëve, pohon një studim i ri, raporton Upi, transmeton Klan Kosova.

Ngjyra e flokëve kontrollohet nga qelizat staminale të melanociteve (McSCs), të cilat teksa rriten prodhojnë pigmente proteinike që i kthejnë njerëzit në brune, bionde dhe flokëkuqe.

Gjatë rritjes normale të flokëve, këto qeliza janë vazhdimisht në lëvizje, duke kaluar përpara dhe mbrapa midis ndarjeve të ndryshme të rritjes në folikul, vunë në dukje studiuesit.

Kjo aftësi për të lëvizur përpara dhe mbrapa është unike për qelizat burimore që prodhojnë ngjyra, thanë ata.

Për shembull, qelizat burimore që krijojnë vetë gjëndrën e flokëve dihet se lëvizin vetëm në një drejtim përgjatë një afati kohor të përcaktuar teksa maturohen. Kjo ndihmon për të shpjeguar pjesërisht pse flokët mund të vazhdojnë të rriten edhe kur pigmentimi i tyre dështon dhe ato bëhen gri.

Youtube

Arkiva

Kategoritë