Në Kosovë të mërkurën do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të mbesin konstante si[ ishin në ditën e marte.
Temperaturat minimale parashihen të sillen ndërmjet 2 dhe 4 gradë Celsius, derisa ato maksimale pritet të jenë mes 9 dhe 12 gradë Celsius.
“Do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit, ndërsa presioni atmosferik do të shënojë vlera të rritura mbi normalen”, thuhet nga Instituti.