Sipas Akademisë Amerikane të Shoqatës së Dermatologjisë (AAD), është shumë e rëndësishme që t’i kontrolloni thonjtë tuaj.
Melanoma është kanceri i pestë më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Cancer Research UK.
Megjithëse është e rrallë që kanceri i lëkurës, përfshirë melanomën, të zhvillohet nën dhe rreth thonjve tuaj të duarve dhe këmbëve, kjo ndodh.
Ka tendencë të jetë më e zakonshme tek njerëzit më të moshuar, shkruan The Sun .
Ka shumë të ngjarë që kjo simptomë të shfaqet në gishtin e madh të dorës ose këmbës suaj, dhe sipas AAD-së, kur lëkura rreth thonjve tuaj bëhet më e errët, kjo mund të jetë një shenjë e melanomës së avancuar.
Ata gjithashtu kanë këshilluar që t’i kushtoni vëmendje nëse vëreni ndonjë gungë nën thonjtë tuaj.