Rrugët në Prishtinë janë mbuluar nga reshjet e borës, gjë e cila krijoi bllokim të veturave në trafik si dhe vështirësi në ecje të qytetarëve.
Dhe për këtë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama sot ka bërë të ditur se janë mobilizuar të gjitha ekipet për të siguruar që rrugët të jenë të sigurta për qarkullim.
Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë thirrje që qytetarët të shtojnë kujdesin në komunikacion.
“Në terren. Ekipet fantastike të #kryeqytetit janë mobilizuar për t’u siguruar që rrugët të jenë të sigurta për qarkullim. Ju bëjë thirrje qytetarëve tanë të shtojnë kujdesin në komunikacion. Në çdo kohë, në çdo vend – për #kryeqytetin. #prishtinapraktike”, ka shkruar Rama në Facebook.