Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
780 mijë euro pajisje për IKSHPK-në

Ministria e Shëndetësisë përmes fondeve të projektit “Kosovo Emergency Covid-19 Project-AF”, financuar nga kredia e Bankës Botërore, ka nënshkruar kontrata me disa operatorë ekonomikë, për furnizim me pajisje laboratorike, frigoriferë, kabinete të sigurisë, mikroskopë, material harxhuese, kite etj, ku përfitues i drejtpërdrejtë është Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK).

Vlera e përgjithshme e kontratave e ndarë në lote/pjesë është: 780,000.00 Euro

Në kuadër të këtij financimi, IKSHPK do të furnizizohet me:

–          Pajisje laboratorike (Inkubaktorë, Sterilizues me ajër të nxehtë, Autoklavë, Spectophotometër, Sistemi automatik i monitorimit mjedisor në kohë reale për parametrat fizikë, etj.);

–          Frigoriferë të llojeve të ndryshme (frigoriferë +2°C to +15°C; frigoriferë -25℃; frigoriferë -80℃ etj.);

–          Kabinete të sigurisë për mikrobiologjinë;

–          Mikroskopë;

–          Sistem për identifikimin automatik të mikroorganizmave dhe testeve të ndjeshmërisë;

–          Kite dhe materiale harxhuese.

Youtube

Arkiva

Kategoritë