Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Alergjia pranverore, cilat janë simptomat dhe si mund ta mbani nën kontroll?

Nëse jeni një prej miliona njerëzve që vuajnë nga alergjitë stinore, ardhja e pranverës nuk ju gëzon edhe aq shumë.

Në vijim ne do të ndajmë me ju disa teknika efektive që mund të përdorni për të pakësuar reaksionet tuaja alergjike:

 Konsideroni ilaçet kundër alergjive

Simptomat më të zakonshme të një alergjie stinore përfshijnë rrjedhjen e hundëve, kruajtjen e syve dhe teshtitjen. Megjithatë shumë njerëz përjetojnë simptoma më të rënda si kollitja dhe astma.

Kështu, në mënyrë që këto simptoma mos t’ju pengojnë në mbarëvajtjen e ditës, ne ju këshillojmë të konsultoheni me një mjek alergolog. Pas vendosjes së diagnozës së saktë, ai mund t’ju ndihmojë për fillimin e trajtimit më të përshtatshëm.

Zakonisht nga këta mjekë sugjerohet nisja e ilaçeve pak para sezonit të pranverës në mënyrë që të barnat të ndikojnë më shpejt në sistemin imunitar, shkruan Living.

Jini të kujdesshëm gjatë kohës që kaloni jashtë

Nëse duhet të kaloni kohë jashtë përgjatë paradites, mbajtja e syzeve të diellit mund të parandalojë hyrjen e polenit në sy. Maskat gjithashtu mund të ndalojnë polenin të hyjë në aparatin e frymëmarrjes, ndaj do bënit mirë t’i mbanit gjatë kësaj periudhe pasi ato gjithashtu ju mbrojnë nga infeksionet virusale të stinës. Përpiquni të evitoni qëndrimin e zgjatur jashtë dhe shëtitjet përgjatë intervalit 10:00-16:00, ku përhapja e polenit në ajër është e paevitueshme.

Pasuroni dietën tuaj

A e dini se disa ushqime kanë efekt pozitiv në reduktimin e simptomave të alergjisë? Disa nga ushqimet që ju rekomandojmë të konsumoni gjatë kësaj periudhe janë xhenxhefili, domatet, shafrani, arrat, peshku dhe agrumet, pasi përmbajnë vitaminë C dhe Omega 3.

Bëni ndryshime në rutinën para gjumit

Ndërroni dhe lani çarçafët me ujë të nxehtë të paktën një herë në javë dhe gjithmonë bëni banjë dhe lani flokët para gjumit, sepse poleni mund të depozitohet lehtësisht në to. Pastrimi i dyfishtë i fytyrës është gjithashtu i rëndësishëm. Sigurohuni të lani mirë kapakët e syve dhe përpiquni të mos i fërkoni.

Youtube

Arkiva

Kategoritë