Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sindikata e QKUK-së thërret protestë, ndërsa Imeri: Ata nuk janë legjitim dhe s’kanë asnjë anëtar

Shoqata Sindikale e QKUK, ka bërë të ditur se të mërkurën do të protestohet lidhur me pakënaqësitë në lidhje me koeficientin dhe pagat tek stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shëndetësor. Bëhet e ditur se protesta do të mbahet para hyrjes së administratës qendrore të ShSKUK-së.

Por kryetari i Sindikatës  së Punëtorëve shëndetësor të QKUK-së Perparim Berisha thotë për “Indeksonline”, se protestat janë thirrur nga  një shoqatë, e cila nuk ka asnjë anëtarë dhe janë përjashtuar nga Federata Sindikale e Shëndetësisë, e cila u ka bllokuar dhe xhirollogaritë.

” Ata po mundohen me përfitu . Kanë qenë në kuadër të federatës,  kanë pasur pakënaqësi dhe se  s’kanë anëtarë.  Federata i ka përjashtu dhe ua ka blloku xhirollogaritë”, tha ai.

E të njëjtën gjë e pohon dhe kryetarja e Federatës Sindikale së Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) Tevide Imeri. Imeri për “Indeksonline”, ka pohuar se Shoqata e cila ka paralajmëruar protestë për punëtorët shëndetësor, nuk është legjitime dhe se nuk ka asnjë anëtarë.

“Është një shoqatë që është e regjistruar dhe ka anëtarësi. Dhe është një shoqatë që shtatë muaj nuk e ka asnjë anëtarë. Kjo që është nën ombrellën e Federatës nuk ka ftuar protesta. Në fakt kemi qenë duke biseduar për protesta, por nuk e kemi caktuar datën. Me gjasë ata kanë ndëgjuar për lëvizjet që kemi me i bë ne dhe pastaj janë ngutur, me dal në pah dhe për shkak të mungesës së anëtarësisë. Thjeshtë ata nuk janë legjitim, e kanë humbur legjitimitetin ligjërisht në mënyrë automatike. Sepse ligji thotë se tre muaj nëse  nuk je anëtarë, e humb legjitimitetin. Nuk janë në koordinim me neve pasi që në mënyrë automatike e kanë humbur legjitimitetin. Që shtatë muaj s’janë anëtarë dhe nuk kanë përfill asnjë vendim të këshillit drejtues të FSHSK-së. Nuk e di në çfarë cilësie janë duke e thirrë protestën”, tha ajo.

Youtube

Arkiva

Kategoritë