Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Shkaqet më të zakonshme të çekuilibrit hormonal te gratë

Nga stresi i tepërt deri te shëndeti i dobët i zorrëve, këtu janë disa shkaqe befasuese të çekuilibrit të hormoneve te gratë.

Hormonet janë lajmëtarë kimikë shumë të rëndësishëm për trupin, pasi koordinojnë funksionimin e organeve të ndryshme. Pothuajse gjithçka kontrollohet nga hormonet: Cilësia e gjumit, shtimi në peshë, humbja e peshës, ankthi, energjia trupore, dëshira seksuale dhe rregullsia e periodave.

Hormonet prodhohen në gjëndra të ndryshme endokrine si gjëndra tiroide, pankreasi, gjëndra e hipofizës në tru, vezoret, testikujt dhe veshkat. Sistemi riprodhues kontrollohet nga pesë hormone: Estrogjeni, progesteroni, testosteroni, hormoni stimulues i folikulit dhe luteinizues.

Hipotalamusi në tru është kontrolluesi kryesor i të gjitha këtyre hormoneve. Ekziston një ritëm dhe kohë e caktuar e pranisë së këtyre hormoneve në trup. Edhe luhatjet më të vogla të këtyre hormoneve mund të bëjnë që sistemi të dalë jashtë kontrollit.

Simptomat e çekuilibrit hormonal përfshijnë ankthin, vështirësinë në humbjen e peshës, dhimbje koke dhe migrenë, pagjumësi, ndryshime të ngjyrës së lëkurës dhe flokëve, dëshirë të ulët seksuale, dobësi të muskujve, dhimbje kyçesh, fryrje të fytyrës, probleme me tretjen e të tjera.

Gratë priren të përjetojnë çekuilibër hormonal gjatë pubertetit, menstruacioneve, shtatzënisë, lindjes, ushqyerjes me gji dhe menopauzës. Disa shkaktarë të stilit të jetesës mund të shkaktojnë gjithashtu çekuilibër hormonal te gratë si stresi, obeziteti dhe shëndeti i tretjes.

Mjekimi

– Përmirësoni shëndetin e zorrëve: Përfshini në dietën tuaj kos, dhallë e qumësht soje.

– Pini 2 litra ujë çdo ditë.

– Qëndroni larg ushqimeve të përpunuara dhe sheqerit.

– Preferoni ushqime me bazë bimore dhe dietë të pasur me fibra.

– Ushtroni çdo ditë

– Hiqni dorë nga alkooli dhe lini duhanin.

– Gjumi i mjaftueshëm siguron funksionimin e mirë të hormoneve.

– Merrni antibiotikë vetëm kur është absolutisht e nevojshme.

– Merrni rreze dielli.

Youtube

Arkiva

Kategoritë