Nën moton “Me Ne, Jo Për Ne”, u shënua sot Dita Botërore e Sindromës Down në Prizren.
Përmes një postimi Rinia Demokratike e Prizrenit ka bërë të ditur se i janë bashkuar aktivitetit “1 Kartolinë për ty”, të organizuar nga Down Syndrome Kosova, në Prizren.
“Rinia Demokratike e Prizrenit i’u bashkua aktivitetit “1 Kartolinë për ty”, të organizuar nga Down Syndrome Kosova, në Prizren, për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe forca mbështetëse që të jetojmë së bashku.”, thuhet në postim.