Mjekët e Klinikës së Syve kanë aplikuar për herë të parë tek dy pacientë metodën e njohur si cross-linking, trajtimi jo kirurgjikal, që bazohet në aplikimin e rrezeve ultraviolet A (UVA 365 nm) dhe riboflavinës (Vitamina B2).
Aplikimi i kësaj metode u mundësua pas furnizimit me apraturë të re mjekësore të blerë nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë.
Pas aplikimit të kësaj metode, tek syri mundësohet rritja qëndrueshmërinë e strukturës së kornesë në 300 %, duke ndaluar progresesin në formën e keratokonusit.
Pacientët kanë qenë të datëlindjes 1991, përkatësisht 2005.
Deri më tani pacientët kanë paguar 1200 deri 1500 euro në institucionet private shëndetësore.