Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
5 Gabimet Që Nuk Ju Lejojnë Të Humbisni Peshë 

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një plani që funksionon më mirë për ju.

Pavarësisht nëse sapo keni filluar të ndiqni planin tuaj për rënien nga pesha, apo keni javë të tëra që përpiqeni, ka disa zakone që duhet t’i shmangni me çdo kusht.  Sepse me shumë mundësi nuk do të humbni kurrë peshë nëse i bëni ato pjesë e rutinës tuaj.

Më poshtë AgroWeb.org ndan me ju pesë zakone të këqija nga të cilat duhet të hiqni dorë nëse dëshironi të përshpejtoni rezultatet.

Nuk po kontrolloni ushqimin që konsumoni.

Pavarësisht nëse një lloj ushqimi i caktuar konsiderohet një “i shëndetshëm” apo jo, nëse konsumohet në sasi të shumta mund të ngadalësojë rezultatet që dëshironi të merrni. Prandaj këshillohet të kontrolloni e sasinë që kosumoni, në mënyrë që të dini se sa kalori po merrni gjatë ditës dhe të minimizoni ngrënien e tepërt.

Po anashkaloni vaktet.

Anashkalimi i vakteve ju bën më të prirur të bëni zgjedhje të gabuara ushqimore nga uria. E për më tepër kjo do të thotë që ju të mos merrni vlera ushqyese për të cilat trupi ka nevojë që të funksionojë në mënyrë të shëndetshme.

Po konsumoni pije me sheqerna.

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa kalori dhe sheqerna të shtuar kanë shumica e pijeve. Konsumimi i tepërt i sheqerit jo vetëm që mund të çojë në shtim peshe, por edhe konsumi i alkoolit, në veçanti, mund të ngadalësojë metabolizmin tuaj.

Nuk po pushoni mjaftueshëm.

Mos e nënvlerësoni fuqinë e një pushimi të mirë dhe rikuperimit pas stërvitjes tuaj. Sa më pak të pushoni, aq më shumë ka gjasa që të grumbulloni kilogramët e tepërt.

I jepni përparësi ushtrimeve dhe jo të ushqyerit.

Stërvitja është diçka e rëndësishme për çdo program për humbje peshe, por duhet të ketë një ekuilibër midis stërvitjes dhe ushqimit. Këtu hyn në lojë rregulli 80/20 për të humbur peshë. Ku 80 % e humbjes së peshës bazohet në atë që konsumoni, ndërsa 20 % në ushtrimet që kryeni.

Pavarësisht se sa kohë keni që bëni stërvitje, nëse ushqimi që konsumoni është i lartë në kalori, nuk do të humbni peshë. Ju duhet të digjni më shumë kalori sesa konsumoni. /AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë