United Hospital, Spitali i përgjithshëm privat, më i madh në Kosovë, ofron shërbim 24 orë.Struktura e këtij Spitali është një prej më moderneve në rajon. I kompletuar me pajisje “state-of-the-art”, si dhe me staf të specializuar të mjekëve. Ky spital ofron shërbimet ndër më të ndryshmet për pacientët ndër të cilat janë edhe ato të neonatologjisë, për të cilat mund të mësoni më shumë në listën më posht.
Shërbimet e Neonatologjisë:
- Kujdesi për të porsalindurin pas lindjes normale dhe lindjes me SC, bazuar në protokolet e kujdesit esencial për të porsalindurin dhe të ushqyerit me gji,
- Njësia e Kujdesit Intenziv për trajtimin e të porsalindurve që paraqesin probleme shëndetësore pas lindjes,
- Kontrolla e të porsalindurit sipas vizitave të paracaktura por edhe ato sipas kërkesës,
- Vizitat- Follow Up për foshnjet e lindura para kohe dhe për ato që janë trajtuar në kujdesin intenziv.
- Shërbimet e Pediatrisë:
- Kontrolla nga pediatri për fëmijët e moshës 0 deri 18 vjet,
- Trajtimi sipas protokoleve pediatrike të përditësuara,
- Këshillimin e prindërve për sëmundjen e fëmiut të tyre,
- Përcjelljen e fëmijëve me sëmundje kronike,
- Intepretimin e analizave laboratorike,
- Vizitat e kujdesit profilaktik si përcjellja e rritjes dhe zhvillimi fizik, psikomotorik, sjellja e fëmijëve, marrëdhëniet familjare.
Numri kontaktues: 038 60 70 70/ 046 60 70 70
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj M2 10500 Km7 Prishtinë, Kosova.