Me rastin e 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesit e Handikosit.
Kryeministri dhe kabineti i tij i kanë pritur përfaqësuesit ulur në karrocë, në shenjë solidariteti me ta.
Gjatë ditës, përfaqësuesit e Handikosit do të takohen edhe me presidenten, Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës shënohet çdo vit në mbarë botën, për të shprehur ndikimin pozitiv që karroca ka në jetën e përditshme të personave që janë përdorues të tyre.
Kjo ditë për herë të parë në Kosovë është shënuar në vitin 2019.