Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Në Itali babai shqiptar i dhuron mushkërinë djalit 5-vjeçar

Evolimi i shkencës dhe mjekësisë ka arritur deri në pikën ku është bërë i mundur transplanti i mushkërive nga një donator i gjallë te një fëmijë. Historia e suksesit i përket pikërisht një familje shqiptare, në spitalin Meyer të Firenzes në Itali.

Sipas mediave italiane, një baba shqiptar i ka dhuruar mushkërinë e tij djalit 5-vjeçar, operacion ky i realizuar për herë të parë në Itali më 17 janar, përcjell albinfo.ch.

Familja shqiptare mbërriti në Itali në vitin 2018 dhe vetëm një vit më vonë, Mario 5-vjeçar do të fillonte të shfaqte shenjat e para të problemeve. Familja mbërriti në spitalin Meyer në Firence, ku fëmija u diagnostikua me talasemi ose anemi mesdhetare (një çrregullim gjaku).

Pas dy vjetësh transfuzionesh periodike gjaku, në vitin 2021 u nevojit një transplant i palcës kockore. Pavarësisht suksesit të transplantit, pikërisht ky dhurim i palcës nga babai, me pasojë “transferimin” e sistemit imunitar të prindit tek fëmija, gjeneron të ashtuquajturën sëmundje grafit kundër strehuesit, një ndërlikim i rëndë që vërehet te pacientët që i nënshtrohen transplantimi alogjenik.

Për shkak të reaksionit imunitar, qelizat e transplantuara nga babai sulmuan organet dhe indet e Marios, të cilat sistemi i ri imunitar nuk arriti t’i njihte si të tijat.

Kjo sëmundje, e shtuar me efektin e barnave të përdorura për transplantin, dëmtoi mushkëritë e 5-vjeçarit në mënyrë të pakthyeshme. Kështu lindi nevoja për një transplant të mushkërive. Dhe në vjeshtën e vitit 2022, specialistët e spitalit Meyer kontaktuan Papa Gjonin për të vlerësuar dhe futur fëmijën në listë.

Transplanti u krye më 17 janar, në dy dhoma kirurgjikale. Operacioni drejtohej nga Michele Colledan, i cili kreu transplantin tek fëmija, ndërsa Alessandro Lucianetti ka marrë lobin e djathtë të mushkërisë nga babai dhurues.

Lucianetti hoqi 5 nga 19 pjesët që përbëjnë një mushkëri dhe Colledan i transplantoi ato menjëherë tek foshnja. Pas operacionit, Anduel u shtrua në spital për një ditë në terapi intensive dhe u lirua pas rreth një jave.

Nga ana tjetër, Mario qëndroi në reanimacionin pediatrik për dy javë. Tetë ditë pas transplantimit, fëmija arriti të merrte autonominë e frymëmarrjes me pezullimin e ventilimit invaziv dhe u transferua në pediatri më 1 shkurt.

Me 27 shkurt, në spitalin Meyer u mbajt një konferencë për shtyp, ku mjekët dhe familja treguan hap pas hapi gjithë historinë e rrallë të tyre.

Youtube

Arkiva

Kategoritë