Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Efektet e dobishme të limonit në shëndetin e zemrës

Limoni përmban një sasi të madhe të vitaminës C, e cila është shumë e dobishme për trupin tonë.

Madje, sipas ‘Healthline’, në një limon gjendet 31 mg vitaminë C.

Disa studime kanë treguar se konsumi jo vetëm i limonit, por edhe i shumë frutave që janë të pasura me vitaminën C çojnë në zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Veç vitaminës C, te limoni gjejmë edhe fibra, të cilat e ndihmojnë shumë shëndetin tonë, e sidomos në zemër.

Për këtë arsye, është mjaft i këshillueshëm konsumi i kësaj frute dhe i produkteve të tjera që përmbajnë vitaminën C.

Youtube

Arkiva

Kategoritë