1 në 6 vdekje në mbarë botën kanë shkaktarë sëmundjet tumorale. Organizata botërore e shëndetësisë bën me dije se kanceri më i përhapur mbetet ai i gjirit, por me fatalitet të ulët. Kanceri i mushkërive renditet i pari për vdekshmërinë me 1,80 milion fatalitete në një vit.
Tumoret vijojnë të kryesojnë listën e sëmundjeve që shkaktojnë fatalitet të lartë. Ekspertët e shëndetësisë botërore në raportin e fundit bëjnë me dije se 10 milion persona kanë ndërruar jetë përgjatë vitit 2020 pas prekjes nga kanceri.
Në rang global kanceri më i përhapur mbetet ai i gjirit, me 2,26 milion gra të prekura, për tu pasuar me kancerin e mushkërive , të zorrës së trashë dhe atë prostatës.
Por kur flitet për fatalitete, kanceri i mushkërive vjen në vend të parë.
1,80 milion njerëz në 2020 ndërruan jetë si pasojë e prekjes prej tij.
Ekspertët janë të mendimit se rreth një e treta e vdekjeve nga kanceri vijnë për shkak të përdorimit të duhanit, obezitetit, konsumit të alkoolit, dietës së varfër ushqimore dhe mungesës së aktivitetit fizik.
Infeksionet që shkaktojnë kancer, si papillomavirusi dhe hepatiti, janë përgjegjës për afërsisht 30% të rasteve të kancerit.
Shumë lloje kanceri mund të kurohen nëse zbulohen herët dhe trajtohen në mënyrë efektive.
Sëmundjet tumorale nuk kursejnë as të vegjlit. Çdo vit, rreth 400 mijë fëmijë zhvillojnë kancer./Euronews