Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Kek i shijshëm me mollë, një recetë e shpejtë

Përbërësit:

200 g gjalpë në temperaturë ambienti
140 g miell pa gluten
70 g niseshte
120 g sheqer
3-4 mollë
3 vezë
1 limon organik-lëkura e grirë në rende dhe lëngu i shtrydhur
1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)
3 lugë sheqer kafe
1 lugë kanellë pluhur

Përgatitja:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C.

Mollët e qëruara i presim në kube dhe, pasi i lyejmë me lëngun e limonit, i lëmë mënjanë.

Rrahim në robot ose me rrahësen elektrike gjalpin me sheqerin dhe lëkurën e limonit derisa të shohim që sheqeri është tretur. Shtojmë vezët një nga një dhe së fundi miellin, niseshtenë dhe sodën me sitë. Shtojmë gjysmat e mollëve dhe tani i përziejmë me spatul.

Hedhim brumin në tavën ku kemi shtruar letër furre ose të lyer me gjalpë e miell.

Shpërndajmë mbi brumë mollët që na kanë mbetur, në mënyrë të çrregullt, i spërkasim sipër me sheqerin dhe kanellën dhe e vëmë të piqet për 40 minuta afërsisht ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

Youtube

Arkiva

Kategoritë