Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjerat që nuk duhet t’ia thoni dikujt që vuan nga ankthi

Të shpeshtë janë personat të cilët kanë çrregullime me ankthin dhe shumë prej nesh njohim dikë me një problem të tillë.

Por, aftësia për te iu gjendur pranë këtyre personave, mungon tek 80 për qind e njerëzve.

Janë renditur disa nga gjërat që nuk duhet të ia thuash dikujt që vuan nga ankthi.

1. Qetësohu!

T’i thuash dikujt “të qetësohet” nuk ndihmon aspak. Nëse personi që përjeton ankth do të kishte aftësinë të qetësohej, atëherë nuk do të vuante nga ky çrregullim. Për dikë me ankth, kjo frazë është e bezdisshme.

2. “Nuk është ndonjë problem i madh”

Shumica e njerëzve me ankth e dinë se disa nga mendimet e tyre janë irracionale dhe jashtë proporcionit me situatën në fjalë. T’i thuash dikujt në mes të një sulmi ankthi (ose paniku) se ajo gjë për të cilën ata shqetësohen “nuk është ndonjë problem i madh” është shumë e gabuar. 

3. “Pse je kaq i/e shqetësuar?”

Kjo është një pyetje e pamundur për t’iu përgjigjur! Sigurisht, disa njerëz herë pas here mund të jenë në gjendje të identifikojnë burimin e shqetësimit të tyre në një moment të caktuar, por shpesh, ankthi dhe sulmet e panikut godasin pa ndonjë arsye të dukshme. 

4. “Unë e di se si ndihesh”

Nëse nuk keni një çrregullim ankthi, nuk e keni idenë se si është të jesh i prekur nga ankthi. Ndarja e përvojave tuaja me ankthin me dikë që është në mes të një sulmi paniku nuk është e dobishme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë