Fryrja e stomakut është një ndjenjë e pakëndshme që prek mjaft njerëz. Pasojat mund të jenë të ndryshme, përfshirë mbajtjen e lëngjeve dhe gazrave, të cilat zakonisht mund të rregullohen nëpërmjet ilaçeve natyrore dhe ndryshimin e mënyrës së jetesës.
Mbajtja e lëngjeve mund të jetë për shkak të marjes së sasisë së tepërt të kripës. Shumë ushqime të prodhuara industrialisht përmbajnë shumë kripë dhe burime të tjera të natriumit, kështu që gjithmonë lexoni deklaratën e përbërësve të ushqimit.
Zvogëloni marrjen e natriumit në mënyrat e mëposhtme:
- Shmangni produktet e mishit.
- Bleni ushqime me përmbajtje të ulët të kripës. Kërkoni bukë, drithëra, perime të konservuara dhe të ngrira, gjalpë dhe ajkat e ndryshme, salcat dhe supat me përqindje të ulët të kripës.
- Mos i zieni perimet në ujë me kripë.
- Mos shtoni kripë dhe produkte të tjerë me bazë natriumi kur gatuani në shtëpi.
Mënyra të tjera për të ulur fryrjen janë:
- Çdo kafshatë përtypeni mirë dhe kujdesuni që të mos flisni derisa hani ushqimin. Enzimat e forta në gojë ndihmojnë tretjen.
- Merrni vakte më të vogla.
- Mos pini gjatë vaktit. Lëngu e hollon acidin e lukthit dhe enzimat, duke ngadalësuar kështu kalimin e ushqimit nëpër lukth.
- Shmangni ushqimet me niseshte, siç janë makaronat dhe patatet, në të njëjtin vakt ku merrni proteina ose fruta.
- Shmangni sasitë e mëdha të bishtajoreve, mishit dhe frutave dhe perimeve të papërpunuara, pasi që ato mund të rrisin sasinë e gazrave në zorrët tuaja.