Përmes një njoftimi Oda e mjekëve ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta Dr. Emrush Hetemi.
Dr. Hetemi ishte specialist i Dermatovenerologjisë. Studimet për mjekësi të përgjithshme dhe specializimin në lëminë e dermatolovenerologjisë i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Univeristeti i Prishtinës. Dr. Hetemi ka shërbyer rreth 40 vite si mjek në Prishtinë, Drenas dhe Skenderaj. Për dy mandate Dr. Hetemi ishte Drejtor i Klinikës së Dermatovenerologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Oda e Mjekëve të Kosovës tutje ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij!