Mar, Qer 16, 2026
Banner Top
Banner Top
Humb jetën infermieri Sabahudin Sijariq në aksidentin tragjik në Vërmicë

Sabahudin Sijariq është personi që humbi jetën në aksidentin tragjik gjatë ditës së djeshme në Vërmicë.

I ndjeri kishte punuar si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog.

Në aksidentin që ndodhi dje në magjistralen “Ibrahim Rugova”, konkretisht në Vërmicë, janë lënduar edhe dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit.

“Rreth orës 16:10, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me një aksidet trafiku në autostradë. Pas angazhimeve në teren është konstatuar se në kilometrin e 10 të Autostradës “Ibrahim Rugova” , drejtimi Prishtinë-Prizren, në Vërmicë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe me fatalitet. Njësitet kompetente policore iu kane përgjigjur rastit, përderisa ekipa mjekësore ka konstatuar se një person ka humbur jetën. Dy persona të tjerë po ashtu si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve, zjarrfikësit si dhe autoambulanca.

Për rastin gjithashtu është njoftuar edhe Prokurori e Mjekësia Ligjore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë