Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
MSh vazhdon karavanin e vaksinimit në Deçan, bën thirrje të qytetarëve për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pas Komunës së Istogut do të vazhdojë karavani i vaksinimit në Deçan.

Përmes një postimi në facebook nga kjo Ministri bëjnë thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal.

”Pas Istogut e Klinës sot, Karvani i vaksinimit do të vazhdojë nesër në Deçan dhe Junik, për t’u dhënë qytetarëve të këtyre dy komunave një mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19 me dozat bivalente përforcuese.Ky aktivitet që promovon vaksinimin dhe masat e shëndetit publik si mënyrën më efektive për të parandaluar sëmundjet ngjitëse, siç janë Gripi dhe COVID-19, i organizuar nga MSh dhe IKSHPK, me përkrahjen e OBSH-së-Zyra në Prishtinë, deri tash është zhvilluar në dymbëdhjetë komuna të Kosovës.Deri në fund të janarit, Karvani i vaksinimit do të jetë në çdo komunë të Kosovës. Ruaje veten-VAKSINOHU!”, thuhet në postimin e Ministrisë

Youtube

Arkiva

Kategoritë