Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto janë mirat e lëngut të domates

Lëngu i domateve, ose siç e njohim ne salca e domateve, është shumë e dobishme për organizmin e njeriut, kjo sepse përmban disa acide, të cilat janë të nevojshme për metabolizmin.

Ne zakonisht e marrim të gatshëm në supermarket, por ai që ka vlera të vërteta është lëngu i freskët i domateve.

Kur ne e konsumojmë salcën e blerë nuk dinë se kur domatet konservohen dhe zihen, ato bëhen inorganike dhe të dëmshme për trupin tonë.

Ndërsa lëngu i freskët i domates përmban shumë sodium, kalium, kalcium, magnez, vitamina A dhe të tjerë elementë të nevojshëm.

Ekspertët thonë se domatet përmbajnë veti ushqyesve thelbësore që ndihmojnë në rigjenerimin e muskujve dhe uljen e presionit të gjakut.

Domatet gjithashtu përmbajnë likopene, e cila ndihmon për të luftuar sëmundjet e zemrës dhe kancerin, duke zvogëluar mundësinë e sulmit në zemër dhe kancerit të prostatës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë