Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Ky është ilaçi që kosovarët e përdorin më së shumti kur sëmuren 

Përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve ka ndikuar në rritjen e rezistencës antimikrobike për menaxhimin e infeksioneve, është thënë dhe në një tryezë me rastin e shënimit të Javës Botërore të ndërgjegjësimit mbi rezistencën antimikrobike.Në këtë tryezë, Kosova është renditur si vendi prijës në Evropë për sa i përket keqpërdorimit me antibiotikun Ceftraxone.
Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka tërhequr vërejtjen me këtë rast për rrezikun që kanoset nga përshkrimi i panevojshëm i antibiotikëve dhe nga shitja e tyre pa recetë nëpër barnatore.
“Sot për shkak të keqpërdorimit të tyre njerëzimi po përballet me një kërcënim serioz, me shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës ndaj antibitoikëve, e cila ka sfiduar dobinë e tyre dhe aftësinë tonë për menaxhimin efikas të pacientëve me infeksione të ndryshme… Rezistenca antimikronike është sfidë edhe për shëndetësisë kosovare. Në Kosovë mikroorganizmat indikatorë të rezistencës janë 2-5 herë më të lartë sesa mesatarja evropiane për të gjithë antibiotikët e krahasuar….. Nga viti 2011 deri në 2018 Kosova ka shënuar ulje të ndjeshme në konsumin total të antibiotikëve prej 25%, megjithatë ende prin në Evropë me keqpërdorim të antibiotikut Ceftriaxonit”.
Përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë kanë vlerësuar se rezistenca antimikrobike përbën njërën prej 10 kërcënimeve kryesore globale.
“Ajo çka ne duhet të gjithë të bëjmë si komunitet është t’i edukojmë së pari popullatën, familjen dhe punëtorët shëndetësorë që të jenë të vetëdijshëm dhe të ballafaqohen me sfida dhe t’i kenë ato rregullat e shkruara që duhet t’i ndjekin gjatë punës së përditshme, ky është çelësi i suksesit në Kosovë që asnjë antibiotik të mos jepet pa përshkrim të recetës dhe të mos keqpërdoret nga vetë mjeku”, tha Edita Haxhiu nga Zyra e OBSH-së në Kosovë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë