Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ujë i nxehtë apo i ftohtë për larjen e dhëmbëve?

Larja e dhëmbëve është një pjesë shumë e rëndësishme e higjienës së përditshme

Nëse nuk i lan dhëmbët shpesh gjatë ditës (ose aq sa duhet), atëherë ata do të të shkatërrohen shumë shpejt.

Por kur është fjala për temperaturën e ujit, zakonisht përdor ujë të ngrohtë apo të ftohtë për të larë dhëmbët? Cila është mënyra e duhur që dhembët të pastrohen më mirë?

Shumë dentistë janë të mendimit se temperatura e ujit nuk ka rëndësi.

Anne Skare, pedagoge në Institutin e Stomatologjisë Klinike, në Universitetin e Oslos, thotë se shumica e njerëzve përdorin ujë të ftohtë për forcë zakoni: “Ne gjithmonë pimë ujë të ftohtë, sepse e konsiderojmë atë të freskët. Por e vërteta është që nuk ka rëndësi nëse për dhëmbët përdorim ujë të ngrohtë apo të ftohtë”, thotë ajo.

Richard H. Price, përfaqësues i shoqatës “American Dental”, ka treguar për “New York Times”: “Në qoftë se pyes dikë për larjen e dhëmbëve, nuk dua ta di se çfarë temperature ka uji për aq kohë sa ai nuk djeg veten”, tregon ai, megjithatë shton se nëse uji është shumë i ngrohtë, zbut furçën dhe kjo mund të bëjë që të shpohen mishrat.

Si përfundim, i nxehtë apo i ftohtë, uji nuk paska rëndësi. Vetëm një gjë: laji, laji, laji!

Youtube

Arkiva

Kategoritë