Sot onkologu, Ilir Kurtishi në bashkëpunim me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë ka mbajtur ligjeratë për pjestarët e kësaj organizate lidhur me zbulimin e hershëm të Kancerit të Gjirit
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurtishi përmes një postimi në facebook, ku edhe ka falënderuar pjestarët e SOS Fshatrave për mundësinë.
“Pjesë e rëndësishme e punës në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është edhe angazhimi me familjet që ballafaqohen me vështirësi dhe ndihma që ju ofrohet që të i tejkalojnë këto vështirësi. Andaj edhe nje ligjerate per zbulimin e hershem te Kancerit te Gjirit eshte nje ndihme e vogel ne kete drejtim!!Të faleminderit Ibadet!”, thuhet në postim.
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar. /familjajonë