Vitamina D luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të kockave, e së fundmi, studimet kanë treguar për rëndësinë e saj në funksionimin e muskujve.
Sipas një studimit të vitit 2011, të botuar në revistën “Nutrition Research”, rreth 40 përqind e pjesëmarrësve kishin mungesë të vitaminës .
Trupi ka nevojë për vitaminën D për të funksionuar si duhet dhe mungesa e saj shkakton një mori problemesh shëndetësore.
“Asnjë vitaminë nuk kërkon më shumë pjesëmarrje në trupin tuaj sesa vitamina D”, shtoi Dave Coast, nutricionist në Los Anxhelos.
Vitaminën D mund t’a merrni përmes:
Suplimenteve
Coast thotë se “marrja e kalciumit, magnezit dhe vitaminës D së bashku është ideale për shëndetin e kockave”.
Ushqimet e shëndetëshme
Susan Boëerman theksoi se shumë njerëz në ShBA kanë nivele të ulëta të vitaminës D, si mungesë e konsumimit të ushqimeve që përmbajnë këtë vitaminës.
Boëerman sugjeroi se burimet më të mira të vitaminës D gjenden në: peshkun yndyror, djathë, vezë, kërpudha, qumësht, drithëra.
Rrezet e diellit
Ndërkohë që, ushqimet e shëndetëshme dhe suplementet ju sigurojnë vitaminën D, gjithashtu edhe rrezet e diellit rrisin nivelet e vitaminës D në trupin tuaj.
”Shumica e burimeve sugjerojnë se diku 5 deri në 30 minuta ekspozimi ndaj diellit janë të përshtatshme”, tha Boëerman./Verywell Health