Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
“Gishtat e këmbëzës”, më të zakonshëm te duart e personave të prekur nga diabeti

Gishtat e kyçur, të njohur si ‘gishtat e këmbëzës’ janë më të zakonshëm tek njerëzit me diabet sesa në popullatën e përgjithshme.

Një studim i drejtuar nga Universiteti Lund në Suedi, tregon se rreziku për t’u prekur rritet në rastin e sheqerit të lartë në gjak. Studimi është publikuar në ‘Diabetes Care’.

Gishti i këmbëzës do të thotë që një ose më shumë gishta, shpesh gishti i unazës ose gishti i madh, përfundojnë në një pozicion të përkulur që është e vështirë të drejtohet.

Kjo është për shkak të trashjes së tendinave, të cilat përkulin gishtin, dhe mbështjellësit të tyre të indit lidhës, që do të thotë se gishti fiksohet në një pozicion të përkulur drejt pëllëmbës.

Është një gjendje e dhimbshme që shpesh mund të trajtohet me injeksione kortizonike, por ndonjëherë kërkon kirurgji.

“Në klinikën e kirurgjisë së duarve kemi vërejtur prej kohësh se personat me diabet, si të tipit 1 ashtu edhe të tipit 2, preken më shpesh nga gishti i këmbëzës. Mbi 20 për qind e atyre që kërkojnë operacion për këtë gjendje janë pacientë që kanë ose do të zhvillojnë diabeti”, thotë Mattias Rydberg, student i doktoraturës në Universitetin e Lundit, mjek rezident në Spitalin Universitar Skåne dhe autori i parë i studimit.

Mekanizmat pas rritjes së rrezikut janë të panjohura, por ka teori që niveli i lartë i sheqerit në gjak i bën tendinat fleksore dhe mbështjellësit e tyre të indit lidhës më të trashë, duke i bërë ato të bllokohen më lehtë.

Dihej dhe më parë se individët me sheqer të pamenaxhuar në gjak janë më të prirur ndaj bllokimeve nervore në duar./Medical Xpress 

Youtube

Arkiva

Kategoritë