Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Kirurgët e QKUK-së ndihen të injoruar dhe nënqmuar nga Presidentja Osmani

Pasi Presidentja Vjosa Osmani zgjodhi një institucion privat për të kryer një intervenim për heqjen e tëmthit (idhzës) në Prishtinë dhe jo QKUK-në, Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë dal me një reagim ndaj saj.

Përmes një reagimi të nënshkruar nga 18 kirurgë, është shprehur pakënaqsia e tyre lidhur me rastin, transmeton familjajonë.

“Duke u bazuar në situatën aktuale Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit të Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, që i ka bërë këtij institucioni duke mos kërkuar trajtim shëndetësor në institucionin tonë, por pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës,  ka marr trajtim shëndetësor jashtë SHSKUK-së”, thuhet në këtë reagim.

Tutje Kirurgët kanë deklaruar se operacioni për heqjen e tëmthit është një procedurë rutinë që kryhet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale që nga viti 1999 me përqindje të suksesit 99.9 për qind.

“Injorimi dhe nënçmimi që presidentja i ka bërë kolegjiumit të Kirurgëve e në veçanti institucionit mbi të cilat udhëheq është e papranueshme për të gjithë”, thuhet në reagim.

Ata po ashtu i kanë uruar shërim të shpejt Presidentes Osmani duke kërkuar që në të ardhmen të mos anashkalohet sektori publik.

Youtube

Arkiva

Kategoritë