Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Arrestohet edhe një person për rastin e dhunimit të 11 vjeçares

Prokuroria Themelore e Prishtinës konfirmon ndalimin e një personi të moshës madhore për rastin e trafikimit dhe dhunimit të 11-vjeçares në qershor të këtij viti. Me ndalimin e tij, numri i të arrestuarve ka shkuar në 13, teksa 12 të tjerë të dyshuar, disa nga ta të mitur ndodhen në paraburgim.

Prokuroria njofton se i dyshuari i fundit është ndaluar nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Ndihmë”(në kryerjen e veprës penale të dhunimit).

Gjithashtu, ndaj të njëjtit pritet që të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit brenda afatit ligjor.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në vazhdën e veprimeve intensive hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ndihmë”(në kryerjen e veprës penale të dhunimit), sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022.

Po ashtu, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente.

Youtube

Arkiva

Kategoritë