I dizajnuar dhe strukturuar sipas standardeve të Bashkimit Evropian, “United Hospital”, është spitali i përgjithshëm privat më i madh në Kosovë.
Ky spital ofron shërbim mjekësorë 24 orë për të gjithë pacientët në vend, duke iu ofruar atyre trajtim nga një staf i specializuar dhe trajnuar nga vende të ndryshme në Evropë.
Pacientët tani më kanë një vend për tu drejtuar, në “United Hospital” që ju ofron siguri maksimale në trajtimin e çdo patologjie të mundshme.
Ajo se çfarë e dallon edhe më shumë këtë spital nga të tjerët janë pajisjet e teknologjisë më të fundit me të cilat stafi i këtij vendi ju ofron shërbim pacientëve. United Hospital posedon skanerin e markës “Philips” i cili bën të mundur diagnostikimin me një rrezatim deri në 40 % më të ulët se çdo skaner tjetër.
Por jo gjithçka mbaron këtu, ky spital po ashtu brenda tij ka katër salla të operacionit, sallën e kardiologjisë invazive, terapinë intensive me 20 shtretër, Emergjencën me 10 shtretër si dhe 70 shtretër në repart, të cilat ofrojnë mundësinë e kryerjes së çdo ndërhyrje për pacientët.
Për më shumë drejtohuni tek United Hospital me vendndodhje në Magjistralen Prishtinë.
Adresa: Magjistralja Prishtinë-Ferizaj M2 10500 Km7 Prishtinë, Kosova
Numrat kontaktues: 038 60 70 70, 046 60 70 70