Në Shërbimin e Elektrofiziologjisë të Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë këtij vikendi janë trajtuar 6 pacientë të moshave 29, deri në 60 vjeçar.
SHSKUK njofton se ky projekt ka filluar për herë të parë në vendin tonë në dhjetor të vitit 2021 me një metodologji dhe teknikë të re të studimit elektrofiziologjik dhe ablacionit ( djegie me radio-frekuencë).
Tutje thuhet se kjo teknologji konsiston në sistem navigimi 3-dimensional, në fushë elektromagnetike dhe mundëson minimizim të rrezatimit për pacientin dhe stafin.
Rastet po kryhen nga ekspertët tanë të aritmologjisë në mbështetje nga ekspertë të huaj.