Rreth 20 milionë njerëz në SHBA kanë një lloj sëmundjeje të tiroides, por 60 për qind e këtyre rasteve janë të padiagnostikuara, sipas Shoqatës Amerikane të Tiroides (ATA).
Kjo për shkak se shumë njerëz nuk e dinë se çfarë të kërkojnë kur bëhet fjalë për simptomat e sëmundjes së tiroides.
Fakti është se tiroidea është një nga pjesët e trupit tonë që ndikon pothuajse në çdo aspekt të aftësisë sonë për të funksionuar, që do të thotë se një problem i tiroides mund të shfaqet në mënyra të ndryshme, pavarësisht nëse janë simptoma delikate me flokët dhe thonjtë tuaj, ose janë shfaqur shenja më të rënda si shtim apo humbje drastike në peshë.
Por nëse jeni kurioz të dini shenjën më përfundimtare se diçka nuk shkon me tiroiden tuaj, vazhdoni të lexoni për të parë se çfarë thonë ekspertët.
Një qafë e fryrë e shkaktuar nga një gushë e zmadhuar është shenja më e zakonshme e një problemi të tiroides.
“Shenja më e zakonshme e një problemi të tiroides është një qafë e fryrë e shkaktuar nga një strumë e zmadhuar,” tha Dr. Jaydeep Tripathy, mjek i kujdesit parësor në Doctor Spring, për burimin Best Life.
Në anën tjetër, endokrinologe Rajeev Sharma, shpjegon se “çdo zgjerim ose rritje jonormale e gjëndrës tiroide konsiderohet si një gushë”. Ju do ta vini re këtë zmadhim poshtë në pjesën e përparme të qafës, ku ndodhet gjëndra tiroide në formë fluture.
Gusha shfaqen në rreth pesë për qind të njerëzve në SHBA, sipas burimit John Hopkins Medicine, dhe zakonisht nuk janë kërcënuese, përveç nëse shkaku është për bazë nga kanceri i tiroides. Kështu që ia vlen gjithmonë të kontrolloni çdo gungë në qafë.
Gusha mund të vijë me një sërë simptomash të tjera
Përveç ënjtjes pranë mollës së Adamit, simptomat kryesore të gushës janë “ndjenja e shtrëngimit në zonën e fytit, ngjirja e zërit, ënjtja e venave të qafës dhe marramendja,” shpjegon Klinika Cleveland.
Por ndonjëherë gusha nuk shkakton asnjë shenjë apo simptomë, theksojnë ekspertët në Klinikën Mayo.
Përsëri, nëse mendoni se diçka nuk po shkon, bisedoni me mjekun tuaj.
Gusha mund të jetë një shenjë e një tiroides tepër aktive ose joaktive.
Dy format kryesore të sëmundjes së tiroides janë hipertiroidizmi (tiroidea tepër aktive) dhe hipotiroidizmi (tiroidea joaktive), dhe gusha mund të gjendet tek njerëzit me të dyja gjendje.
Edhe pse nuk është problem shumë i shpeshtë në SHBA, njerëzit të cilëve u mungon jodi në dietën e tyre shpesh vërejnë praninë e gushave, raporton burimi Medical News Today.
Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH), rekomandon që njerëzit të konsumojnë jod në mënyrë natyrale duke ngrënë peshk dhe produkte të qumështit, të dyja burime të pasura të jodit.
Trupat e grave shtatzëna prodhojnë një hormon të njohur si gonadotropina korionike humane, e cila mund të shkaktojë zmadhimin e tiroides, shpjegon Klinika Cleveland.
“Grusha e lidhur me shtatzëninë ndodh shumë më shpesh në zonat me mungesë jodi,” theksojnë burimet nga Shoqata Amerikane e Tiroides, duke shtuar se është gjithashtu relativisht e pazakontë në SHBA. /Best Life