Kryeministri i vendit Albin Kurti ditën e hënë do ta fillojë me një vizitë në QKUK. Zyra e tij ka njoftuar se vizita është paraparë të nis në orën shtatë të këtij mëngjesi.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (ShSKUK, ora 7:00)
Sektori i shëndetësisë së fundmi ka mbetur pa ministër, pas dorëheqjes së Rifat Latifi nga kjo pozitë.