Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë mjekëve të përgjithshëm dhe specialistëve të lëmive te ndryshme, të licencuar, që aktualisht janë te pa punë, që duke filluar nga data 06 tetor deri me datën 08 tetor 2022, të paraqitën përmes postës elektronike të MSH.
Ministria thotë se duhet të paraqiten në këto imella: msh.info@rks-gov.net si dhe në dy e-mail adresat e tjera: arsim.z.berisha@rks-gov.net, naim.bardiqi@rks-gov.net.
Të dhënat që kërkohen janë:
Emri dhe Mbiemri
Data e lindjes, vendlindja
Vendbanimi
Thirrja profesionale
Numri i licencës
Viti i përfundimit te studimeve në mjekësi (për doktorët e mjekësisë dhe viti i përfundimit te specializimit për specialistët).