Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pezullohet protesta e paralajmëruar nga Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësorë

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së, njofton se ka pezulluar protestën e paralajmëruar për këtë të enjte në orën 12:00.

Sipas njoftimit, pas takimit të kryetares së Federatave të Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, i njëjti është zotuar për rishqyrtimin e urdhëresave përmes të cilave thuhet se po diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë në QKUK.

“Në këtë takim janë dakorduar që të krijohet shpejtë një Grup Punues për rishqyrtim dhe hartim, qoftë edhe të urdhëresave të cilat në realitet do kishin efekt pozitiv në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, mirëpo duke mos i diskriminuar dhe ngarkuar edhe më tepër infermierët në QKUK, të cilët edhe ashtu janë skajshmërisht të mbingarkuar”, thuhet në komunikatën për media.Reklama

Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka vendosur që deri në rishqyrtimin e këtyre urdhëresave dhe krijimin e Grupit Punues, të ftoj të gjithë anëtarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë që mos t’i zbatojnë katër pikat e urdhëresave të cilat i konsiderojnë diskriminuese, denigruese dhe që kanë elemente të përdorimit të standardeve të dyfishta në raport me komunitetet tona.

“Në rast se nuk do anulohet këto urdhëresa, Kryesia dhe Këshilli Drejtues në takimin e javës së ardhshme do angazhohet që të ndërmarrim veprime radikale sindikale për barazi dhe në kundërshtim të tendencave që komunitetet tona të shpërfaqen si të parëndësishme”.Reklama

“Nuk do ketë paqe sociale në QKUK deri sa të kuptohet që komunitetet tona nuk janë qytetar të dorës së dytë, ndërsa po ashtu nuk do mund të përjashtohen nga proceset dhe t’u cenohen të drejtat e tyre”, thuhet tutje në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë