Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Për gjashtë muaj janë trajtuar mbi 4 mijë foshnje në QKUK

Në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në 6 muajt e parë të këtij viti janë trajtuar 4 mijë e 446 foshnje, të cilat janë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë.

Në këtë klinikë, gjatë periudhës janar-qershor, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, janë pranuar edhe 290 foshnje nga jashtë.

Vdekshmëria në Neonatologji, për pranimet nga Gjinekologjia, sipas të dhënave të raportit, ka rënë në 12.5 promila, kurse nga jashtë në 3.1%.

Foshnje premature të lindura në Klinikën e Gjinekologjisë janë 382, derisa nga jashtë, 27.

Youtube

Arkiva

Kategoritë