Gjatë ditë së djeshme një 83 vjeçar nga Mitrovica e Jugut vdiq në Infektivë.
I moshuari i cili ishte i dyshuar për koronavirus në mbrëmje rezultoi negativ, njofton Klan Kosova
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha.
“Bëhet fjalë për të njëjtin person, është pranuar si i dyshimtë mirëpo ka rezultuar negativ”.
Drejtoresha mes tjerash tregoi edhe për gjendjen e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive.
“36 persona të prekur me Covid-19 janë në trajtim në Klinikën Infektive ku pesë prej tyre janë me oksigjenoterapi duke u menaxhuar nëpër reparte ndërsa vetëm një rast është në mjekimin intenviz”.
“Sot edhe një person lirohet si i shëruar”, deklaroi Ajazaj-Berisha.